Home / Kosova / Haradinaj 40 projekte me vlerë gjysmë miliardi euro i prezanton para BERZH-it

Haradinaj 40 projekte me vlerë gjysmë miliardi euro i prezanton para BERZH-it

 

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Londër, ka thënë se do t’i argumentojë 40 projekte të ndryshme por Kosovën në vlerë mbi gjysmë miliardi euro para shtabit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Mirëmëngjesi miq, Në Shtabin Qendror të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Siç shikohet edhe nga fotoja, në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër Haradinaj dhe kryeministrja e serbisë Brnabic janë ulur afër-njëri –tjetrit duke prishur praktikën e deritashme që në mes të zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë qëndronte dikush në mes.

Për zhvillimet në selinë e BERZH’it në Londër ka njoftuar vetë Haradinaj duke e shpërndarë fotografinë ku shihet afër shefes së Qeverisë së Serbisë.

Në Konferencën e BERZH-it në Londër marrin pjesë kryeministrat e vendeve te rajonit, ku është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.