Home / Politika / Basha takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave

Basha takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave

Në një njoftim për mediat, selia blu bën me dije se Basha ka theksuar mbështetjen e plotë  të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Gjatë takimit në Tiranë me Johannës Hahn, kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.

“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë perqafuar vlerat e Bashkimit Europian”- u shpreh Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se Basha siguroi Komisionerin Hahn për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: