Home / Kosova / Bisedimet në Bruksel, pala kosovare dërgon delegacion sa një ekip futbolli

Bisedimet në Bruksel, pala kosovare dërgon delegacion sa një ekip futbolli

 

Delegacioni i Kosovës, i drejtuar nga Avni Arifi, i cili është caktuar nga Kryeministri Haradinaj si udhëheqës i dialogut teknik me Serbinë, po qëndron në Bruksel për të vazhduar dialogin teknik me Serbinë. Bie në sy se ky delegacion përbëhet nga 12 persona e aty, përveç Arifit, janë edhe këshilltarë tjerë të Haradinajt, që nuk dihet se çfarë roli kanë në këto bisedime, shkruan Express.

Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ishte caktuar të niste sot, pasi i njëjti ishte ndërprerë më 17 janar, nga pala serbe, kur u vra politikani serb, Oliver Ivanovic.

E, pasi serbët u bindën nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e dialogut, takimi fillimisht i ekipeve që merren me anën teknike të dialogut, u caktua të mbahet me 26 shkurt.

Pala kosovare sot u akomodua në Bruksel, ndërsa delegacioni përbëhet prej 12 personave. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj: Avni Arifi, Meliza Haradinaj e Halil Matoshi e Alban Dermaku. Me ta është edhe Endrit Shala, këshilltar i Fatmir Limajt, si dhe Blerand Stavileci, shef i kabinetit të kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndërsa në Bruksel bashkë me të lartëpërmendurit po qëndrojnë edhe gjashtë të tjerë, duke formuar ekip prej 12 vetave. Nuk dihet se cilat janë detyrat e tyre pos Arifit që është shef i negociatave teknike.Po ashtu aty është edhe Këshilltari i Presidentit Ardian Arifaj.

Shefi i këtij delegacioni, Avni Arifi, para se të nisej për Bruksel, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se në takimin e radhës, më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Arifi ka treguar se Qeveria synon përmbylljen e dialogut dhe përgatitjen e bazës politike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, që nënkupton Serbia ta njohë Kosovën.

Përfundimi i takimit të palëve që merrën me dialogun teknik i hapin rrugë dialogut mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thacit dhe atij të Sërbisë, Aleksander Vuciq.

Në negociatat Kosovë-Serbi është konfirmuar se do të ndërmjetësojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.