Kronika

“Spiuni” mes negociatorëve, Balla: Berisha ka konflikt personal me Artur Meçollarin

Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, që e cilësoi “ogurzi” grupin e negociatorëve shqiptarë që pritet të ulen në tryezë me palën greke për kufirin detar.
Madje, Sali Berisha akuzoi për spiunazh në dëm të vendit Artur Meçollarin, anëtar i këtij grupi. Por, Taulant Balla thotë se Berisha me Meçollarin ka konflikt personal.

“Berisha hedh baltë mbi çdo njeri që nuk bëhet pjesë e interesave të tij. Sali Berisha ka një konflikt personal me Artur Meçollarin, me refuzimin e Artur Meçollarit për të firmosur heqjen nga plani i përhapjes së forcave tona të armatosura dhe detare në veçanti për një tekë, interes familjar, ku ka qenë i përfshirë sekseri serb i Sali Berishës, Damir Fazlliç dhe zyra e avokatisë e vajzës së Sali Berishës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button