Rajoni

GREQI – Kreditorët shqyrtojnë paketën e fundit të reformave

Përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë (BE-BQE-FMN) do të nisin sot pasdite shqyrtimin e paketës së fundit të reformave, që do të miratohet përpara përfundimit të programit grek të parashikuar në gusht, bëhet e ditur nga Ministria e greke Financave.

”Diskutimet me ministrin e Financave, Euclide Tsakalotos për këtë rishikim të katërt do të zgjatin tre deri në katër ditë dhe do të jenë të përqëndruara në sektorin e energjisë dhe privatizimeve”, sipas së njëjtit burim.

Vlerësimi i reformave nga ana e kreditorëve është një kusht i domosdoshëm për derdhjen e kësteve të huasë së programit të tretë të ndihmës (2015-2018) në këtë vend.

Në fund të janarit, zona euro i hapi dritën jeshile në parim lëvrimit të një huaje prej 6,7 miliardë euro pas përfundimit të rishqyrtimit të tretë.

Në total, programi i tretë parashikonte hua prej 86 miliardë euro nga të cilat 40,2 miliardë janë disbursuar tashmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button