Kronika

Kush është koloneli me çertifikatë sigurie nga NATO që ‘çmendi’ sot Berishën

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot në lidhje me akuzat që janë bërë nga deputetët të opozitës për njërin prej anëtarëve të grupit të negociatorëve me Greqinë, pikërisht për Artur Meçollarin.

Gazeta Express ka kontaktuar pranë ministrisë së Mbrojtjes ku ka marrë edhe një sqarim që hedh poshtë pretendimet e opozitës se Meçollari pas shkarkimit nga detyra në vitin 2013 gjatë kohës kur në krye të kësaj ministrie ishte Arben Imami. Pas një beteje gjyqësore, Meçollari ka fituar gjyqin në vitin  2013 për tu rikthyer në detyrë.

Që prej vitit 2010 është i pajisur me certifikatë sigurie.

Në asnjë moment ai nuk e ka humbur certifikatën e sigurisë dhe nëse do të kishte dyshime për çështje spiunazhi, nuk do të ishte përfshirë në misionet e NATO-s. Për këtë qëllim akuzat ndaj tij janë trillim dhe të pavërteta”, tha ministria, ndërsa ai ka shërbyer gjithashtu për një periudhë një vjeçare (2017) si Përfaqësues i Lartë i FA të RSH dhe Këshilltar i Lartë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”, Kabul Afganistan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button