Home / Ekonomia / KESH rekord eksporti në mars, hap tenderin për shitjen e 333 mijë MWh energji

KESH rekord eksporti në mars, hap tenderin për shitjen e 333 mijë MWh energji

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur pozitivisht vitin 2018 duke rritur eksportet e energjisë. Kjo i atribuohet më së shumti kushteve të favorshme hidrike ku reshjet janë qenë të shumta dhe që kanë bërë që KESH të rrisë prodhimin. Kreu i Korporatës Elektoenergjetike Shqiptare Argon Hetoja tha për Monitor se për marsin është planifikuar që të shiten të paktën 333 mijë MWh energji që është prodhim shtesë përveç plotësimit të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Po kështu KESH ka plotësuar edhe furnizimin e OST për shërbime mbështetëse. Sipas Hetosë prodhimi në të tilla nivele bëhet për të mirëmenaxhuar kaskadën dhe për të mbajtur rezervuarët në parametrat që përcakton rregullorja.

Katër lote për shitje

KESH ka vendosur të prokurojë shitje energjie nga data 1-31 mars në katër profile të ndryshme. Në lotin e parë që përbën edhe shumicën e energjisë së destinuar për eksport është llogaritur një sasi me më shumë se 204  mijë MWh energji në një orar 00:00-24:00.

Në lotin e dytë është parashikuar një sasi mbi 68 mijë MWh energji për një orar 00:00-18:00, 21:00-24:00 me një total prej 21 orësh furnizimi.

Në lotin e tretë është parashikuar një sasi 13, 950 MWh me një total prej 9 orësh kurse në lotin e fundit 47 mijë MWh gjithashtu për 9 orë furnizimin në periudha të ndryshme orare.

Kjo është sasia më e madhe që KESH ka nxjerrë për shitje që pas situatës problemtike të verës kur korporata u detyrua të shpenzonte pjesën e huasë së BB për importe në mënyrë që të plotësohej nevoja për energji në vend. Procedurat e muajve të fundit kryesisht janar dhe shkurt janë përkufizuar në shitje disa ditore por jo mujore.

Viti 2018 ka nisur mbarë për KESH, pas situatës së vështirë që kaloi në 2017-n, kur rezultoi me një humbje rreth10 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.