Politika

Samiti i Londrës me vendet e Ballkanit Perëndimor, kryefjalë ndërlidhja infrastrukturore

Nga Londra në Samitin  për Investimet në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Edi Rama i kërkoi Bashkimit Europian që të jetë më bujar për vendet e rajonit duke argumentuar se ka pasur reformat ë rëndësishme të ndërmarra nga të gjithë.

Në fjalën e tij numri një i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria nuk kërkon integrimin e menjëhershëm, por insiston për hapjen e negociatave pasi do të krijonin më shumë besim tek investitorët.

Për këtë ai solli si shembull Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat patën një rritje të interesit nga investitorët e huaj menjëherë pas hapjes së negociatave. Deklarata u bënë gjatë panelit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ku theksi ashtu sikurse dhe më herët është vendosur tek ndërlidhja infrastrukturore dhe ulja e barrierave.

Pjesë nga fjalët e mbajtura nga e disa prej Kryeministrave

Dusko Markovic (Kryeministër i Kroacisë):  Nuk është e re që përpjekja jonë më e madhe në proces ka të bëjmë me ndërlidhjen, është lidhja infrastrukturore ajo që duhet të shohim me kujdes. Kjo do të na ndihmonte të evitonim barrierat që na ndajnë.

Duhet që së bashku të miratojmë një axhendë që është e rifreskuar, ta bëjmë gati dhe të japim të gjithë miratimin final. Ne po përpiqemi të plotësojmë të gjitha ato detyra që na janë ngarkuar duke reflektuar edhe për ato të rejat që hasim gjatë zbatimit.

Edi Rama (Kryeministër i Shqipërisë): Kemi bërë progres të madh sa i përket intensitetit të punës apo bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Ne besojmë shumë që të ecim përpara me një vizion të një rregulli të vetëm dhe kjo do të ndryshojë gjithë mjedisin në rajon dhe do të rrisë tregtinë. Nga ana tjetër kemi disa rrugë bashkëpunimi me njëri-tjetrin në fusha të ndryshme tashmë po përpiqemi të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë për turizmin që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet, jo vetme për numrin e serbëve që vijnë në Shqipëri por për të gjithë turistët që dëshirojnë të vijnë.

Ne nuk po kërkojmë të bëhemi menjëherë pjesë e Bashkimit Europian por po kërkojmë të hapen negociatat pra të nisim procesin. Inkurajimi për të hapur negociatat është shumë pozitiv. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë më shumë sesa detyrat e shtëpisë që iu takojnë. Kemi bërë përpjekje të shumta për përmirësimin e sistemit ligjor. Maqedonia ka bërë ndryshime kurajoze dhe ne e nxitim për transformime që Bashkimi Europian ka kërkuar.

Është shumë e rëndësishme për ne sesi shembujt e Malit të Zi dhe Serbisë  hapën negociatat u rrit interesi për investime. Vetëm për shkak të hapjes së negociatave. Ky hap nuk është fundi që do të bëhemi menjëherë pjesë e BE por është tepër e rëndësishme për ne që BE të tregohet më bujare me ne pasi në këtë mënyrë do të ketë një Europë më të sigurt.

Zoran Zaev (Kryeministër i Maqedonisë): Kemi shumë potencial në rajon dhe duhet të shohim se çfarë mund të përdoret për të rritur mundësitë në shumë mënyra dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tonë dhe ky është një mesazh shumë i rëndësishëm pasi motivimi është tepër i rëndësishëm. Pra, kjo ndikon në zhvillimin e duhur të procesit në rrugën.

Do të zhvillojmë axhendë të re për ne po ashtu po bashkëpunojmë në fushën e turizmit, prodhimeve ushqimore. Axhenda dixhitale dhe zhvillimi i lidhjes infrastrukturore ajnë gjithashtu të rëndësishme. Këto janë mundësi të reja për zhvillim tek ne. Gjithashtu për industrinë në të ardhmen kemi potencial të madh që mund të jetë mjaft i dobishëm për investitorët. Duhet që të krijojmë besim në rajon.

Për ne shumë e rëndësishme është lidhja infrastrukturore në rajon pasi ndikon në zhvillimin e rajonit dhe vendimet që marrin investitorët brenda rajonit dhe jashtë. Do të kishte një interes më të madh nëse merren parasysh të gjitha reformat që kemi ndërmarre.

 Denis Zvizdić (Kryeministër i Bosnjë-Hercegovinës)- Një përqindje e madhe Bosnjës pjesa më e madhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Një tjetër element i rëndësishëm është qëndrueshmëria politike, është e rëndësishme ta ruajmë këtë qëndrueshmëri.

Vitet e kaluara ka pasur qëndrueshmëri politike dhe rritje të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme që deklaratat politike të jenë të kujdesshme. Nuk u duhet besuar gjithë deklaratave sidomos gjatë fushatave elektorale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button