Home / Rajoni / Cipras pranon dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, mori 23 000 euro subvencionim qiraje

Cipras pranon dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, mori 23 000 euro subvencionim qiraje

Kryeministri grek, Aleksis Cipras pranoi sot dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit, Dimitris Papadimitriou duke e falenderuar për kontributin e tij.

Papadimitriou dha dorëheqjen pasi bashkëshortja e tij, zëvendësministrja për Solidaritet Social, Rania Antonopoulou, dha dorëheqjen dje pas publikimeve se kishte marrë 23 000 euro për një subvencionim qiraje, ndërkohë që çifti është në gjendje të mirë ekonomike.

Bashkëshortja është në qeverinë greke që prej janarit 2015 ndërsa bashkëshorti që prej nëntorit 2016, por ata banojnë në SHBA, ku punojnë që të dy në ”Levy Economics Institute of Bard College”, në shtetin e Nju Jorkut, që drejtohet nga Papadimitriou.

Rania Antonopoulos kishte deklaruar në vitin 2015 një portofol me 340 000 dollarë aksione dhe një të ardhur prej 70 000 dollarësh në vit, ndërsa Papadimitriou një protofol prej 2,7 milionë dollarësh dhe një të ardhur prej më shumë se 450 000 dollarë në vit.

Çështja e shpërblimit për banesën u publikua javën e kaluar nga një e përditshme pranë opozitës, ”Eleftheros Typos”, një çështje që vë në pozitë një qeveri të majtë, në një vend ku popullsia ka vuajtur shumë për shkak të krizës dhe të reformave të imponuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.