Kosova

Pse duhet Kosova ta miratojë nesër demarkacionin?

“Ju lutem, na ndihmoni ju neve, që edhe ne të ju ndihmojmë juve” kjo ishte fjalia përmbyllëse e shefes së BE’së në Kosovë, Natalia Apsotolova, në konferencën e mbajtur sot, pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, drejtuar politikanëve të vendit. Edhe njëherë, si çdo herë tjetër, kjo zyrtare e lartë e BE’së e bëri të qartë se sa është i rëndësishëm ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi në seancën e ditës së nesërme.

Shefja e BE’së i ftoi sot politikanët e vendit që të mendojnë për të rinjtë dhe të ardhmen e Kosovës. Kur tha kështu, aludoi te seanca e nesërme. E bëri të qartë se nëse nesër ndodh ratifikimi, Kosova është shumë afër liberalizimit. Kjo mundësi siç u shpreh Apostolova, krijon vende të reja pune, u hap mundësi studentëve e bizneseve.

“Është shume e rëndësishme, se ratifikimi i saj na afron ma shume ne liberalizimin e vizave, Kosova duhet ta vazhdojë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar d.m.th duhet ende përpjekje, por ratifikimi i demarkacionit na afron sa me afër heqjes së vizave.

Deputetët duhet të mendojnë për qytetaret dhe të ardhmen e Kosovës ne BE, liberalizmi u hap mundësi studentëve, bizneseve, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik

Ajo kujtoi edhe vizitën e nivelit të lartë të komisionierit Johanes Hahn, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe asaj të Federica Mohgerinit në Kosovë. Tha se vizita e nesërme është një mundësi tejet e mirë për përfaqësimin gjithëpërfshirës në Kuvend dhe mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button