Home / Kosova / Apostolova: Është shumë e rëndësishme që demarkacioni të miratohet nesër

Apostolova: Është shumë e rëndësishme që demarkacioni të miratohet nesër

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka bërë thirrje që nesër t’i jepet epilog Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ajo tha se janë shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje. Ajo e ka mirëpritur Marrëveshjen në mes të pothuajse të gjitha partive shqiptare të shtunën. Por ka bërë të ditur se është shumë e rëndësishme që ratifikimi të ndodhë nesër.

“Kemi pasur dy hapa shumë të rëndësishëm drejt përparimtarit për çështjen e demarkacionit, hapi i parë deklarata e përbashkët në mes të presidentëve dhe hapi i dytë marrëveshja në mes të pothuajse të gjitha partive politike gjatë vikendit.

Për momentin të gjitha këto parti e mbështesin votimin për demarkimin, dua të them që jemi afër ta zgjidhim këtë çështje”, është shprehur Apostolova pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që votimi i Demarkacionit të ndodhë të mërkurën. “Mos e humbni rastin nesër”, ka thënë ajo.

Apostolova theksoi se ratifikimi i marrëveshjes na afron më shume në  liberalizimin e vizave. Kosova, tha ajo, duhet ta vazhdojë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet ende përpjekje.

“Por ratifikimi i demarkacionit na afron sa me afër heqjes se vizave, deputetët duhet të mendojnë për qytetaret dhe te ardhmen e Kosovës në BE, liberalizmi u hap mundësi studentëve, bizneseve, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik.

Vizita e nivelit të lartë nesër, e komisionerit Hahn dhe zotërit Junker e Mogherinit ku të gjithë së bashku do të vinë në Kosovë që ta ripohojnë edhe njëherë të ardhmen e Kosovës në BE, është një mundësi tejet e mirë që ta përfaqësoni gjithë përfshirjen në kuvend dhe mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në BE, ju lutem na ndihmoni neve që edhe ne të ju ndihmojmë juve”, bëri thirrje Apostolova.

Seanca e Kuvendit është paraparë që të mbahet nesër nga ora 10:00, me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të Demarkacionit me Malin e Zi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: