MaqedoniaRajoni

Mej dhe Xhonson: Britania e përkrah fuqishëm Maqedoninë për në BE dhe në NATO

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Tereza Mej dhe ministri i Punëve të Jashtme Boris Xhonson edhe një herë kanë shprehur mbështetjen e fortë të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Siç njoftoi pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë, në kuadër të pritjes që në nder të shefave të qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor e organizoi Tereza Mej, ajo dhe Xhonson patën takime të veçanta me kryeministrin Zoran Zaev dhe nënkryeministrin Bujar Osmani.

Në takimet e veçanta u shpreh interes i veçantë për zbatimin e reformave në Maqedoni, si dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për projektet në bashkëpunimin rajonal që u theksuan gjatë Samitit Investues për Ballkanin Perëndimor  në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim që u mbajt dje në Londër.

Kryeministri Zaev i informoi edhe për aktivitetet më të reja të Qeverisë lidhur me proceset euroatlantike dhe integruese, veçanërisht duke theksuar pritjet e vendit tonë për marrjen e rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe për pritjet që të bëhemi vendi i 30-të  anëtar i NATO-s në vitin 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button