Home / Kronika / Qëllohet me armë një makinë në Vlorë, 3 të plagosur

Qëllohet me armë një makinë në Vlorë, 3 të plagosur

Policia e Vlorës nuk jep detaje për ngjarjen, pasi vetë ngjarja është ende e pa qartë. Sipas burimeve nga vendngjarja janë gjetur 4 gëzhoja pistolete dhe 5 automatiku.

Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit.

Autoritet lokale dyshojnë sakaq se një prej automjeteve nga është qëlluar është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në spitalin rajonal të Vlorës, janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduar janë: Gazmir Canaj, me plagë ne kraharor në gjendje të rendë; Taulant Beqiri, 28 vjeç me plagë në këmbë, ndërsa i plagosuri tretë është Elis Llanaj me plagë në abdominale.

Në spitalin e Vlorës ka prezencë të lartë të forcave policore ( FNSH dhe Delta Force) për të shmangur ndonjë konflikt mes familjarëve të palëve të përfshira. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë të bareve pranë vendit të ngjarjes.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: