Ekonomia

Rivlerësim për familjet që kanë hyrë dhe kanë dalë nga skema ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një tjetër rast të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike, duke ritheksuar se po kryen të gjitha verifikimet e duhura për çdo familje, e cila ka hyrë dhe ka dalë nga kjo skemë.

Në statusin e tij kreu i qeverisë sjell një rast të ndodhur në qytetin e Korçës, ku personat të cilët duhet të kishin ndihmë ekonomike nuk e përfitonin atë.

Kryeministri Rama shkruan, “majtas mjediset e brendshme të shtëpisë së N.B në Korçë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas mjediset e R.Ç po në Korçë, që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.B është përjashtuar dhe R.Ç është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë”.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button