Politika

Grupi negociator, Bushati: Nuk është normale diskutimi i emrave në publik, i intimidojmë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm parlamentar se grupi negociator nuk diskutohet në publik dhe se deklarat për emra monimale i intimidojnë dhe demotivojnë ata.
“E ka bërë publik faktin që për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat shtetërore përkatëse, po ju them para se të procedonim për këta emra ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje por nuk është absolutisht normale për një shtet që të diskutojë emrat në publik dhe të fillojë linçimi i tyre. Përgjegjësia për këtë proces, është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emra individualë i drejtohet instancave shtetërore. Ndërsa këtu, nuk është në tagrin e Parlamentit, nuk është Parlamenti as SHISH, as DSIK, as SHIU. Kush ka interes për të ditur historikun e x-it e y-it le ti drejtohet mbi bazën e rregullave instancave përkatëse. E para tentojmë ti intimidojmë dhe demotivojmë, e dyta japin sinjal të keq dhe fqinjëve që duam të negociojmë një marrëveshje të re”, tha Bushati.

Ministri Bushati tha se Presidenti jep autorizimin, por plotfuqishmërinë e ka ministri i Jashtëm për negociatat për detin. “Presidenti i Republikës nuk jep plotfuqishmëri. Ligji që keni miratuar ju, 43/2016 përcakton qartë se kush e jep plotfuqishmërinë. Presidenti i Republikës jep autorizimin, plotfuqishmëria është kompetencë e minstrit të punëve të jashtme. Për këtë lloj negocimi është shumë e vërtetë që unë si ministër i Punëve të jashtëm i kam kërkuar presidentit dhënien e autorizimit për plotfuqishmërinë. Për ta kuptuar, fare thjeshtë i kam kërkuar Presidentit autorizim për të filluar punën konkrete. Me dëshirën dhe synimin për të arritur një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje. Me Presidentit kam komunikuar në rrugë institucionale, dhe do të vazhdoj ti shfrytëzoj sepse na imponon ligji dhe kushtetuta të kemi bashkëpunim. Presidentit i është bërë kërkesa nga ana ime, para se të procedoj me kërkesën për autorizim. E vërteta është që institucionet kërkojnë autorizim për dhënie plotfuqishmërie nga Presidenti”, tha Bushati.

Ai shtoi se opozita dhe Presidenti kanë qenë në dijeni të zhvillimeve me palën greke. Sot, tha ministri flasim për një marrëveshje të re.

“Dua ta theksoj një marrëveshje të re, sepse një pjesë e mirë e kolegëve që sot janë në të majtën time deri në shtatorin e vitit të kaluar kanë qenë të ulur bashkë me ne në të njëjtat karrige qeveritare sikundër presidenti i republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e maxhorancës së kaluar dhe ka qenë pjesë apo në dijeni të këtyre diskutimeve dhe zhvillimeve që janë bërë me palën greke. Them marrëveshje e re sepse dihen qëndrimet për këtë çështje, qëndrim dhe faktet janë të njohura për opinionin publik”, tha Bushati.

Ai tha se qendrimi i palës greke ka qenë konstant dhe për palën shqiptare vendimi i Gjykatës Kushtetue është vija e kuqe për çdo lloj qeverie.

“Qendrimi i palës greke ka qenë thuajse konstant për të zbatuar marrëveshjen e arritur me Shqipërinë asokohe. Qendrimi ynë gjithashtu ka qenë konstant, sipas të cilit vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe përbën vijën e kuqe të çdo lloj qeverie në Shqipëri që kërkon ti japë një zgjidhje në të ardhmen kësaj çështje. Shqipëria ka detyrime dhe nga e drejta ndërkombëtare dhe kur i referohemi korpusit të të drejtës ndërkombëtare në fushën e detit, pika kryesore është konventa mbi të drejtën e detit, apo e Montegodeit, që përcakton parime dhe ofron një metodoloogji për mënyrën se si palë të ndryshme, shtete të ndryshme mund ti japin zgjidhje këtyre çështjeve”, tha Bushati më tej.

Bushati përjashton dhe idenë e arbitrazhit ndërkombëtar të hedhur si ide nga opozita. “Në arbitrazh ndërkombëtar, në bazë të statutit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë shkohet vetëm kur dy palët e kanë ezauruar ciklin e negocimit mes tyre dhe nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje, dhe kur bien dakord të dyja palët drejt një arbitrazhi ndërkombëtar”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button