Ekonomia

Sasia rekord, kapen 613 kg kokainë në portin e Durrësit, droga vinte nga Kolum

Policia Kufitare ka sekuestruar 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, sasia më e madhe kjo e sekuestruar ndonjëherë në vendin tonë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner me banane, në një kamion me destinacion Italinë.

Policia kishte siguruar informacione për linjën e trafikut dhe e ka kaluar kamionin përmes një kontrolli të imtësishëm. Informacionet ishin siguruar nga vendet partnere.

Raportohet se droga vinte nga Kolumbia dhe kishte destinacion vendet evropiane.

Pas konstatimit të drogës, policia ndaloi drejtuesin e kamionit ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button