Kosova

Hahn: Vonesat nuk e bëjnë më të lehtë ratifikimin e demarkacionit

Komisioineri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Thotë se tani është momenti për të vepruar.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në bibliotekën e Qytetit.

“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shtuar ai.

Nevojën e menjëhershme të ratifikimit të Demarkacionit e shprehu më herët edhe presidenti i Komisionit Evropian, Junker.

Tha se është e padrejtë që vetëm kosovarët të mbesin të izoluar në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button