Kosova

Junker kërkon ratifikimin e Demarkacionit, i çon mesazh edhe Listës Srpska

 

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, ua ka bërë me dije liderëve kosovarë rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Ai me këtë rast, iu ka dërguar porosi edhe partisë serbe duke thënë se nga kjo përfitojnë të gjithë qytetarët kosovarë dhe serbë.

Junker ka thënë se nuk po e kënaq ideja që kosovarët të jenë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.

Por Junker ka bërë me dije se duhet bërë progres edhe në luftën kundër korrupsionit.

“BE-ja është një bashkim vlerash, kosovarët kështu do të gjejnë një të ardhme më të sigurt në Evropë.

Është esenciale që Kuvendi juaj të votojë së shpejti demarkacionin me Malin e Zi. Është një hap ky i pashmangshëm i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave ku bashkëqytetarët tuaj serbë dhe kosovarë do të jenë përfituesit e parë”, tha ai.

“Nuk më kënaq ideja që kosovarë janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm, ata janë qytetarë si të tjerët dhe duhet t’i kenë këto të drejta dhe kjo çështje të zgjidhet dhe po ashtu të rriten hapat konkretë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Junker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionerin Johannes Hahn, janë duke qëndruar në Prishtinë.

Thirrjet e Junker, vinë pasi edhe sot Kuvendi dështoi ta hedhë në votim Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse seanca e nisur sot do të vazhdojë apo do të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button