Politika

“Meçollari” ndez debatin në Komision. Bushati: I certifikuar nga NATO. Paloka: Negociatat në dorë të spiunëve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka thënë se për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve me Greqinë ka marrë nga NATO çertifikatën e sigurisë.

“Po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është certifikatë për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic. Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media, që thonë ca është DSIK, që s’ka informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij certifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacion që e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe certifikata e Stoltembergut për këtë person”, deklaroi Bushati.

Por, opozita këmbënguli me anë të deputetit Edi Paloka në qëndrimin e saj. Paloka tha se negociatat me Greqinë u janë lënë në dorë spiunëve.

“Jemi këtu sepse u është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky, që të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button