Kronika

Zbardhen dëshmitë e para për 613 kg drogë të kapur në Durrës, zbulohet vendi ku fshihet pronari

 

Deri tani janë vetëm dy personat e arrestuar për sasinë prej 613 kg kokainë që është sekuestruar ditën e sotme jashtë portit më të madh në vend.

Të arrestuar janë Rolando Lushaj 25-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, administratori i kompanisë që kishte porositur bananet si dhe shoferi Armando Pezaku 25-vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Arbri-Garden”, Arbër Çekaj 38-vjeç, lindur në Tropojë, banues në Manzë të Durrësit.

Pas arrestimit, Report Tv mëson edhe dëshminë e parë të shoferit dhe administratorit në Drejtorinë e Polisicë. Shoferi ka pretenduar se “jemi të kontraktuar dhe unë isha personi që duhet të merrja kontenierët”. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Lushaj, “kam kryer procedurat doganore dhe kam shoqëruar mallin në magazinë” mësohet se është shprehur ai.

Të dy të arrestuarit, deklarojnë gjithashtu se kokaina mund të jetë futur në portet kolumbiane dhe mbase ka qenë ngatërresë e trafikantëve. Arbër Çekaj, i cili është pronari i kompanisë, sipas burimeve të Report Tv dyshohet se ndodhet në Gjermani. Arbër Çekaj, pronar i “Arbri-Garden” është shpallur në kërkim nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button