Kronika

Ambasada e SHBA-ve reagon për drogën, përgëzojmë policinë

 

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe DEA reagojnë në lidhje me kapjen e 613 kg droge në portin e Durrësit. Në deklaratë thuhet se ky është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Deklaratë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button