Kronika

Edhe Bashkimi Evropian reagon për drogën në Durrës, përgëzon punën e kryer nga instancat shqiptare

Kapja e sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në postin e Durrësit ka bërë që të reagojë dhe Brukseli.

Përmes dy postimesh në rrjetin social, delegacioni i BE-së në Tiranë ka shkruar se kriminelët s’mund të fitojnë kundër fuqisë së ligjit dhe se shteti shqiptar ka nevojë të qëndrojë vigjilent ndaj grupeve të forta kriminale.

“Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”

Në postimin e dytë, delegacioni i BE-së përgëzon punën e kryer nga instancat shqiptare në sekuestrimin e sasisë rekord të drogës.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar.”- shkruan në twitter BE në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button