Home / Rajoni / Jep dorëheqje ministri i kulturës në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit

Jep dorëheqje ministri i kulturës në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit

 

Marek Madariç, ministër i Kulturës në Sllovaki, ka dhënë dorëheqje pas vrasjes së gazetarit hulumtues të këtij vendi.

“Sinqerisht, si ministër i Kulturës i Sllovakisë, nuk e duroj dot që një gazetar të vritet gjatë mandatit tim”, ka thënë Madariç në konferencën për gazetarë.

Gazetari i vrarë Jan Kuciak (27) raportonte për proceset penale të biznesmenëve nga të cilët disa kanë qenë të lidhur me politikanë.

Trupat e vrarë të gazetarit dhe të dashnores së tij janë gjetur në fundjavën e shkuar në shtëpinë e tyre në vendin Velka Maça, në lindje të kryeqytetit Bratisllavë.

Të gjitha mediet sllovake sot kanë publikuar rrëfimin e pambaruar në të cilin kishte punuar gazetari hulumtues, përcjell EU observer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.