Horoskopi

Horoskopi për datën 26 shtator 2014

horoskopiDashi

Mos lejoni të rrëmbeheni nga nxitimi, përgjigjet do të vijnë në momentin e duhur. Sot  do të merrni të reja të mira dhe shumë surpriza. Nëse prisni që dikush të rikthehet nga e kaluara, kjo mund të ndodhë nga momenti në moment, por mos prisni që ai të qëndrojë.

Demi

Bëjini mirë dikujt për aq sa ju keni nevojë. Një situatë e re do të bëjë të ndryshoni mendimin për të ardhmen tuaj. Kini kujdes me mënyrën e të ushqyerit, dikush prej jush është duke i bërë një dëm të madh vetes.

Binjakët

Keni shumë kreativitet dhe do të mund të impenjoheni për të krijuar diçka të re dhe fituese në punë. Mundohuni të përfitoni nga ky moment për të treguar talentin tuaj. Në dashuri nuk është dita juaj me fat. Çiftet e një lidhjeje të gjatë duhet të marrin  një vendim të rëndësishëm.

Gaforrja

Mos besoni tek ata që ju bëjnë premtime të shumta. Evitoni shpenzimet e shumta. Mos  idealizoni një person ose një situatë. Jini më realistë dhe konkretë. Gjendja financiare është e mirë. Raporte jo të mira me partnerin.

Luani

Mund të bëni njohje të reja. Miqësitë që do të bëni në ditën e sotme do të jenë interesante dhe të nevojshme. Të reja në ardhje edhe pse zgjidhja e problemit që ju mundon nuk është afër.  Në dashuri duhet të jepni edhe më shumë nga vetja.

Virgjëresha

Sot  do të jeni në influencën e personave që do t’ju bëjnë do  të shkoni drejt bërjes së gabimeve. Të nervozuar. Të vuajtur. Evitoni debatin me partnerin për motive të dobëta. Mundohuni të jini më të qetë. Gjërat do të qartësohen dhe do ta gjejnë vetë zgjidhjen.

Peshorja

Arsyeja dhe zemra, sot do të jenë në ’luftë‘ me njëra-tjetrën! Provoni të bëni një zgjedhje në momentin e fundit. Mund të jetë e vetmja alternativë në këtë rast. Aspironi për diçka më të mirë, por duhet të kuptoni që edhe kështu jeni shumë mirë.

Akrepi

Sot do të keni nevojën për të qenë i lirë për të dhënë më të mirën. Do të jeni alegro dhe do të keni shumë favore në punë. Kujdes me menaxhimin e sendeve të kristalit, mundë të keni disa pakënaqësi. Kujdes në drejtimin e automjetit.

Shigjetari

Situatë favorizuese në familje. Një i afërm do t’ju japë një ndihmë të madhe. Ditë e mirë për të rregulluar lidhjet me publikun. Do të keni shumë kontakte. Dikush ju mendon shumë dhe dëshiron t’ju ketë pranë vetes, jepini kurajë këtij personi nëse dëshironi.

Bricjapi

Do të keni diskutime në lidhje me punën. Por kini parasysh të punoni dhe të angazhoheni më shumë në punë.  Jini të qetë dhe tregohuni gjithmonë koherentë me veten tuaj. Do të mësoni shpejt të zgjidhni një situatë të cilën e kishit menduar të vështirë.

Ujori

Ditë e rëndësishme sot, do të mund të bashkëpunoni dhe të zgjidhni njëkohësisht një problem që ka kohë që ju mundon. Mundohuni të jeni më pranë partnerit sot, ka shumë nevojë për ju. Mundohuni të shikoni përpara.

Peshqit

Mos u nevrikosni. Në këtë situatë duhet të ruani qetësi dhe lërini gjërat të rrjedhin për të marrë një vendim përfundimtar. Është koha të qartësoheni me një mik për pozicionin tuaj. Mos ndërmerrni të bëni ballafaqime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button