Home / Rajoni / SOFJE – Juncker: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE rëndësi strategjike
European Commission President Jean-Claude Juncker, right, welcomes Bulgarian Prime Minister Boyko Borisov at the European Commission headquarters in Brussels, Thursday, Dec. 4, 2014. (AP Photo/Yves Logghe)

SOFJE – Juncker: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE rëndësi strategjike

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE është pjesë e një rëndësie strategjike, kanë deklaruar sot gjatë një takim dypalësh, në Sofje, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov .

Sipas tyre, Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Europës dhe përfshirja e tij në zonën e përbashkët europiane të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik përbën një rëndësi strategjike për stabilitetin e të gjithë BE-së.

Bashkëbiseduesit u kushtuan një rëndësi të veçantë hapave vendimtare të qeverive të rajonit për të bërë përparime të dukshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Juncker theksoi se ndërtimi i infrastrukturës strategjike në rajon do të mundësonte stimulimin e tregtisë, investimeve, konkurrencës dhe aktivitetit të kapitalit.

Gjithashtu, kryeministri bullgar zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy liderët ranë dakord se presidenca bullgare e BE-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u dhënë një mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa kryeministri bullgar, Borisov përsëriti se Sofja do të vazhdonte të mbështeste Prishtinën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: