Home / Politika / Ruçi në Gjenevë: Shqipëria gjithnjë e më afër integrimit në BE

Ruçi në Gjenevë: Shqipëria gjithnjë e më afër integrimit në BE

Parlamenti dhe qeveria shqiptare përmes ndërmarrjes së reformave në administratën publike, shëndetësi dhe ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare e sjellin Shqipërinë gjithnjë e më afër integrimit në BE.

Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Gjenevë, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, theksoi se “Shqipëria do të organizojë një aktivitet paralel mbi kontributin e vendeve të rajonit tonë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

“Shqipëria vlerëson nismat e Kombeve të Bashkuara, që do të ndihmojnë shoqërinë shqiptare, në mënyrë të veçantë politkëbërsit shqiptarë për të vendosur axhendën e punës, mandatin politik ose axhendën tonë të përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian, në kontestin global të zhvillimit të qëndrueshëm”, nënvizoi Ruçi.

Kryepralamentari Ruçi u shpreh se “Shqipëria dhe Parlamenti të angazhuar janë të angazhuar plotësisht në zbatimin e reformës në drejtësi për rritjen e transparencës përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe rritjen e aksesit të publikut te drejtësia”.

“Në muajin dhjetor Parlamenti miratoi me unanimitet Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm. Angazhim të plotë për zbatimin e kësaj Rezolute”, tha Ruçi duke shtuar se jemi të vetëdijshëm që arritja e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm kërkon krijimin e një partneriteti mes Parlamentit, ekspertëve të pavaruar, akademike dhe institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, si dhe biznesit dhe monitorimin sistematik të masave të marra.

Ruçi tha se “Kuvendi ka miratuar një rezolutë për bashkëpunimin me shoqërinë civile. Parlamaneti është një model i mirë i bashkëpunimit. Kjo përvojë duhet të përdoret edhe në lidhje me arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: