Kronika

Kapja e 180 milionë euro kokainë, EUROPOL: Përgëzime policisë dhe Xhafajt!

Europol përgëzon policinë shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë dje në Durrës. Europol  shpreh mbështetjen për policinë shqiptare në luftën kundër krimit.

Përmes një postimi në Twitter, kjo strukturë ka përshëndetur Policinë e Shtetit si dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mes të tjerash EUROPOL jep mesazhin e qartë; ‘të gjithë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar’.

”Përgëzime Policisë se Shtetit, ministrisë se Brendshme, Fatmir Xhafajt, për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës 613 kg në Durrës me vlerë 180 milionë euro.
Të gjithë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar” shkruan Europol në faqen zyrtare në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button