Kronika

Festa Kombëtare dhe “Baba Marta” bullgare ka bërë bashkë politikën dhe diplomacinë në Shqipëri

Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri, me ftesë të zëvendës ambasadores, Adela Pashkova ka organizuar të enjten në mbrëmje, më 1 mars, një ceremoni festive me rastin e festës Kombëtare të Bullgarisë, ku më 3 mars te vitit 1878, Bullgaria fitoi 140 vjet më parë pavarësinë nga Perandoria Osmane, por edhe me rastin e ditës së verës apo “Baba Marta”. Në pritje të ceremonisë shfaqeshin ngjyrat e festës, kuq e bardh të kostumeve tradicionale të Bullgarisë, që simbolizonin ngjyrat e festës së pranverës, ndërsa zv/ambasadorja Adela Pashkova ishte mikpritësja.

Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës, liderë të partive politike, deputetë dhe përfaqësues të diplomacisë së akredituar në Tiranë. Ishin të pranishëm Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini, deputete dhe Kryetare e LSI Monika Kryemadhi, Shefi i Shtabit të FA, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ambasadorja e gjermanisë Susanne Schütz , ambasadaorët e Kosovës, Kinës, Serbisë etj. nenkryetari i Bashkisë së Tiranës Abaz Hado, etj.

Natyrisht ishte i pranishëm Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxhaj.

Dita “Baba Marta” është një festë tradicionale në Bullgari më 1 mars dhe u festua me një ceremoni festive në Tiranë, ku shpërndahej në mënyrë simbolike amuleta e perit me ngjyra të kuqe dhe të bardhë në shenjë të lulëzimit, paqes dhe harmonisë. Legjenda thotë se peri qëndron në kyçin e dorës, derisa të shihet një lejlek apo një pemë lulëzimi, që simbolizojnë ardhjen e pranverës, motit të ngrohtë dhe mirëqenies.

Zakonisht amuleta është në formën e një peri të përdredhur në dorë, e bërë nga kombinimi i fijeve të kuqe dhe të bardha. Ekzistojnë teori të ndryshme, sugjerime dhe madje edhe disa legjenda që përfshijnë figura të vërteta historike rreth simbolikës të ngjyrave: e kuqe dhe e bardhë.

Në mars, këto amuleta, të vëna rreth kyçit të dorës dhe në veshjen e tyre, mund të shihen pothuajse kudo në Bullgari dhe në rajonet fqinje, por sot ishin të pranishme edhe në Tiranë. Duke qenë një ritual thjesht pagan nga origjina, Dita e “Baba Marta” është një nga traditat më të vjetra të vazhdueshme në Europën e krishterë.

Kjo traditë është një pjesë e rëndësishme e kulturës së Bullgarisë dhe ka një traditë të ngjashme në Republikën e Maqedonisë, si dhe në Greqi, Shqipëri, Rumani dhe Moldavi. Tradita është e lidhur me historinë e lashtë pagane të Gadishullit Ballkanik dhe të gjitha kultet bujqësore e të natyrës. Në Shqipëri, festa pagane festohet me 14 mars dhe kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Jug e Veri dhe ritualet ndryshojnë nga njëra trevë në tjetrën, por kanë të përbashkët lulëzimin e jetës, ashtu siç e solli dhe kjo ditë e veçantë bullgare ne Tiranë, nga Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button