Home / Kronika / Grabitet pika e këmbimit valutor në Fier, kapet një prej autorëve

Grabitet pika e këmbimit valutor në Fier, kapet një prej autorëve

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në orët e paradites në qendër të Fierit, teksa policia ka arrestuar njërin prej autorëve në kohë rekord.
Informacionet paraprake flasin për një të plagosur, dhe bëhet fjalë për një kalimtar që kishte hyrë për të ndihmuar shitësin. Ai është qëlluar me plumb në kokë nga një prej autorëve.

Një prej tyre është kapur pas ndjekjes nga policia, A. S., 32 vjeç nga Vlora. Ai ka braktisur mjetin pranë fshatit Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër, për ti shpëtuar ndjekjes. Gjithashtu uniformat blu kanë bllokuar dhe një çantë me lekë që ata kishin grabitur.

Ndërkaq, vijon puna për kapjen e autorit tjetër të ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: