Home / Rajoni / Kryeministri Borisov hapi Forumin Ekonomik në Delfi të Greqisë

Kryeministri Borisov hapi Forumin Ekonomik në Delfi të Greqisë

Në fjalimin e vet gjatë hapjes së Forumit Ekonomik në Delfi, forum ky i cili për herë të tretë me radhë mbledh në Greqi politikanë, ekonomistë dhe ekspertë për të diskutuar tendencat e reja globale ekonomike, Kryeministri Borisov bëri thirrje që procesi për bashkimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në të bëhet i pakthyeshëm.  Borisov vuri në dukje se po të realizohen projektet për korridoret transevropiane Nr. 4, nr. 8 dhe Nr. 10, Strategjia e Danubit, si dhe lidhja e porteve Selanik-Kavala-Aleksandropolis-Burgas-Varna-Ruse, Gadishulli Ballkanik do të bëhet një prej vendeve më të konkurrueshme në botë. Tema e aderimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të mbetet në rendin e ditës në Evropë edhe pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, deklaroi Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.