Home / Politika / Strategjia e re e BE-së për Ballkanin, moment historik për rajonin

Strategjia e re e BE-së për Ballkanin, moment historik për rajonin

Dokumenti për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor është konsideruar si një  moment i ri,  si një moment historik i mundësive të reja dhe si një dritare e re për integrimin e Ballkanit dhe të Shqipërisë.

Qendra e Informimit të Bashkimit Europian ka zhvilluar sot një konference me temë “Strategjia e re e BE-së për Ballkanin: Pritjet dhe Realiteti”.

Në fjalën hapjes, Monika Bylaite, Shefe e Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ  të Delegacioni i BE u shpreh se Projekti është lançuar këtë vit dhe ka krijuar një drejtim të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Valbona Zeneli, Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë, George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studimet e Sigurisë tha se “Ky është një moment i ri për rrugën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor  dhe mund të them se ky është një moment historik i mundësive, pra një dritare e re. Ka pasur shumë herë që  Ballkani Perëndimor nuk u është përmbajtur reformave dhe kjo ka ndodhur dhe me vende të tjera të europës lindore. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme ta theksojmë këtë gjë. Mbase në të ardhme ne nuk mund ta shohim këtë dritare të re, këtë mundësi dhe tani është momenti për të nisur një fillim të ri. Kjo tregon dhe një herë angazhimin e Bashkimit Europian për rajonit dhe konfirmon zgjerimin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për ta bërë pjesë të europës”, shtoi Zeneli.

Duke cituar Presidentin e KE-së Juncker,  Zeneli  tha se  prandaj presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se kemi qenë duke pritur këtë moment që të ndihmojë dhe për përshpejtimin e reformave me të cilat vendet kanë nevojë  të zhvillohet.

“Ky dokument është një moment mjaft i rëndësishëm dhe që në 2003 në Selanik. Ky dokumet ka qenë tepër i rëndësishëm, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por dhe për partnerët që mbështesin rajonin dhe për të gjithë aktorët e tjerë që mbështesin këtë strategji”, tha Zeneli.

Gjithashtu ajo tha ne duhet të mbështesim këtë dokument, sepse ka trajtuar çështje që ekzistojnë në rajon, si çështjet ekonomike, të stabilizimit, zhvillimet e demokracisë në rajon.

“Po ashtu ka pasur në fokus dhe zhvillimin e pushtetit ligjor dhe lirisë së mediave. Por, duke qenë se Rusia është duke shfrytëzuar këtë hapësirë duke shfrytëzuar dhe pikat e dobëta të sistemit në rajon, por dhe duke pasur parasysh interesin ekonomik që ka pasur në rajon, pra këto janë të gjitha çështjet që kanë ndikuar në hartimin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimorë”, tha Zeneli.

Ajo shtoi se ky nuk është një dokument strategjik vetëm për Ballkanin Perëndimor, por një dokument që u drejtohet të gjithë komuniteti europian.

Strategjia përfshinë dy fusha kryesore, reformat thelbësor dhe e dyta marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Zeneli.

Më tej, ajo tha se është shumë e qartë se kush janë sfidat e vërteta të kësaj të rajonit siç janë kapja e shtetit, fenomenet e larta të korrupsioni dhe mungesën e lirisë së mediave dhe krimin e organizuar, por ajo që ka rëndësi është zhvillimi ekonomik i rajonit, transporti, energjia elektrike si dhe digjitalizimi janë parimet kryesore të dokumentit strategjik, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë.

Pikat e dobëta të strategjisë

Pikat e dobëta të strategjisë, Zeneli tha se është mënyre se si do ta bëni këtë gjë dhe sa para do investoni për të ndihmuar për të mundësuar reformuar. Por nuk flet shumë për ata shtete që nuk bëjnë reformat, pra strategjia ka të bëjë më shumë me angazhimin politik, por dhe një listë detyrash.

Por çfarë do të ndodhe nëse këto lista detyrash nuk do të realizohen nga shtetet. Dhe një nga problemet është nëse strategjia e lejon konkurencën apo jo dhe unë mendoj tha Zeneli se strategjia mbështet shtetet që bëjnë reformat sa më shpejta.

Asimetria

Zeneli tha se një tjetër problem është asimetri jo e barabartë  e vendeve. “Nëse shtetet e BE do ta bëjnë më të vështirë pranimin e shteteve të tjera që nuk plotësojnë kriteret. Siç kemi problemet me Maqedonisë dhe Greqisë, e cila kjo e fundit po e bllokon Maqedonin si në BE dhe në NATO për shkak të mosmarrëveshjeve”, tha ajo.

Zeneli shtoi se “Integrimi, varet se si vendet  e Ballkanit Perëndimorë do ecin me reformën. Ka dhe disa pika të tjera në strategji që flasin për vullnetin politikë, një farë dakordësie për problem të rëndësishme”, tha ajo.

Tjetër pikë e rëndësishme tha Zeneli është mjaft e rëndësishme dhe është thënë qartë  se asnjë vend nga Ballkani Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e BE-së pa zgjidhur mosmarrëveshjet me njëri tjetrin.

“Një problem tjetër është se si mund t’i përdorin vendet e Ballkanit Perëndimorë platformat e ndryshme politikë”, tha ajo.

Zoran Necev, Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, Analist Bashkëpunues tha se duhet të jemi të kënaqur për ekzistencën e këtij dokumenti të tillë i cili ka dalë nga komisioni dhe ka disa arsye.

“Duhet të qartësoj se nuk flasim për zgjerimin e Bashkimit Europian sepse Presidenti Juncker dha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë kohës që ai drejton, por është një strategji që i drejtohet vetëm Ballkanit Perëndimor, pra është një vështrimi i qartë i Bashkimit Europian vetëm për Ballkanin Perëndimorë. Ndërsa strategjia e zgjerimit të BE-së është një dokument dhe më i gjerë i cili do të përfshijë edhe Turqinë. Turqia është në proces e futjes në BE, por thash që kjo strategji është vetëm për Ballkani perëndimor. Duhet të jemi të kënaqur, sepse së pari na afron një farë afati kohor dhe tregon se kur duhet të futën këto vende në BE, pra në një farë mënyrë na tregon dritë në fund të tunelit”.

Dhe kjo është e rëndësishme, tha  Necev duke vijuar “sepse pritet të çelën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ka mendim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave dhe shumë shpejt më pas do të jetë, Kosova dhe Bosnja”.

“Brenda strategjisë ekziston dhe sundimi i ligjit dhe Komisioni po punon me vendet negociuese dhe është thënë qartë se është pjesa thelbësor e procesit. Qasja e re ka dhenë një fokus të veçantë në pushtetin ligjor dhe nëse nuk ka progres  në kapitullin 23-24 të gjitha kapitujt e tjerë do të ndalojnë dhe nuk do ecin përpara, dhe nëse shohim procesin e Malit të Zi dhe Serbisë është e njëjta gjë, se pushteti ligjor është thelbi i procesit. Ajo që ka ndodhur në Maqedoni është shembull . Ne kemi pasur një ish-punonjës që ka qenë pjesë e procesit të zgjerimit, ai erdhi në Maqedoni dhe së bashku me një grup ekspertësh ligjor bënë një vlerësim të situatës dhe më pas Komisioni Europian hartoi një dokument që është dokumenti i reformave dhe tregon për kapjen e shtetit dhe kapja e shteti si frazë u përdor për herë të parë në raportin e progresit për Maqedoninë dhe ata po përpiqen ta përdorin këtë shprehje dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qofshin duke negociuar por janë kandidat, apo duke pritur për anëtarësimin” tha  Necev.

Jemi të lumtur sepse mosmarrëveshjet janë bërë tashmë pjesë e këtij dokumenti, pasi deri më tani janë neglizhuar nga Komisioni, por e vetmja mënyrë që të adresoheshin ishin pjesë e Procesit të Berlinit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por tani është bërë pjesë e kësaj strategjie për Ballkanin.

Më tej, Necev shtoi se Interesi i Komisionit Europian në këtë strategji do të thotë më shumë investime në para, gjithashtu dhe këndvështrimi i komisionit është se u kërkon institucioneve të përgatiten më anëtarësim dhe kjo do të thotë më shumë para për institucionet që të vinë në standardin e duhur që të jenë pjesë e BE.

Ndërsa, Stevo Muk, Drejtor i Institut Alternativa, Mali i Zi, dhe panelist të tjerë vunë theksin të zbatimi i reformave, sundimi i ligjit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu u tha se Komisioni në Qershor do të ngre një grup për hartimin e një plani për zbatimin e strategjisë dhe cilat çështje janë prioritet dhe se si shtetet e ndryshme do ndjekin këtë proces, ku Maqedonia dhe Shqipëri shihen afër çeljes së negociatave.

Duke folur për kontekstin e Shqipërisë, një nga problemet që duhet të zgjidhin është dakordësia politike, pasi aktorët politikë duhet të qartësojnë mendimin dhe të jenë pjesë e agjendës europiane jo vetëm pjesë e retorikës së tyre, por dhe duke ndërmarrë veprime konkrete, sigurisht është pushteti ligjorë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, pasi këto janë çështje me karakter me të brendshëm kombëtare.

Theksi u vendos dhe te prioritete të tjera siç është digjitalizimi të cilat mbështetet nga fondet e BE-së, si dhe forcimi i kapaciteteve të administratës për të ndërvepruar të mirë dhe në mënyrën e duhur, duke rritu angazhimet e saj  si dhe zgjedhjet në rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: