Kronika

Kapja e drogës në Durrës, operacion i strukturave ligjzbatuese shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë çdo përpjekje abuzive për të krijuar mjegull e shpërndarë lajme të rreme mbi operacionin e suksesshëm të tre ditëve më parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përmes të cilit u sekuestruan 613.35 kg kokainë.

Përmes një njoftimi për shtyp, DPD thotë se ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Administrata Doganore në vijmësi ka përfituar asistencë në rritje kapacitetesh dhe logjistikë nga partnerët ndërkombëtarë dhe bashkëpunon dhe shkëmben rregullisht informacion me agjencitë partnere, por ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rrjedhojë e funksionimit të sistemeve, procedurave doganore dhe bashkëpunimit efektiv”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ky fakt, sipas DPD-së, është për i rëndësishëm, sepse dëshmon gatishmërinë, aftësinë dhe vendosmërinë me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë dhe Policia e Shtetit, po bëjnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte. Drejtoria e Përgjithshme siguron opinionin publik për të gjithë vendosmërinë për të rritur në çdo hap cilësinë e aktivitetit te saj, në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button