Home / Kronika / Zbulohet vendi, ja ku do dërgohet 613 kg kokainë e sekuestruar në Durrës

Zbulohet vendi, ja ku do dërgohet 613 kg kokainë e sekuestruar në Durrës

 

Sasia prej 613 kg kokainë, që u bllokua në Durrës do të grumbullohet në magazinat e Policisë së Shtetit në Mullet.

Kamera e Ora News ka filmuar këto ambiente, ndërsa mësohet se droga me vlerë 180 milionë euro, ndodhet ende në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme.

Ekspertët e kriminalistikës së Ministrisë së Brendshme kanë nisur punën për analizën laboratorike të 613 kilogramë kokaine të sekuestruar në maunen me banane në Durrës.

Pas kësaj, lënda narkotike do të dorëzohet në cilësinë e provës në magazinat e ruajtjes në repartin 100 në Mullet.

Në këto ndërtesa janë sistemuar tonelata drogë, të grumbulluar ndër vite.

Nga burimet pranë Policisë së Shtetit mësohet se shumica e lëndës narkotike që ndodhet këtu është kanabis, i sekuestruar vit pas viti nga Policia e Shtetit.

Por nuk janë vetëm këto, mjaft prova të tjera të ngjarjeve të ndryshme kriminale qëndrojnë në këto godina.

Një proces gjyqësor, në të gjitha shkallët shkon rreth 4-vite, ku dhe provat dalin nga kjo godinë vetëm për efekt hetimesh dhe më pas rikthehen.

Pas marrjes së vendimit përfundimtar lënda narkotike asgjësohet në një proces të posaçëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: