Home / Kronika / Vjedhja në BSH, Prokuroria komunikon disa prej akuzave

Vjedhja në BSH, Prokuroria komunikon disa prej akuzave

prokuroria-e-tiranes-466x350Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar një ditë më parë, Ardian Bitrajt (i dyshuari kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëve në BSH), Klevis Bejtjas dhe Mimoza Burzias, akuzat që jane ngritur ndaj tyre.

Burime pranë Prokurorisë kanë bërë të ditur se grupi hetimor i ngritur për këtë çështje është paraqitur pranë qelisë së paraburgimit ku ndodhet Bitraj dhe i kanë bërë të ditur në prezencë të avokatit mbrojtës akuzat ndaj tij.

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim DobiProkuroria akuzon Ardian Bitraj për vjedhje të bankës dhe kursimeve, duke shpërdoruar detyrën, çka do të thotë se Ish- shefi i arkës stok në Departamentin e Emisionit rrezikon nga 10-20 vjet burg. 

E njëjta akuzë është ngritur dhe për dy të pandehurit e tjerë, Mimoza Burzia, e cila dyshohet se ka ndihmuar Bitraj gjatë këtyre katër viteve ne realizimin e vjedhjeve, si dhe për Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitraj, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë së BSH duke u takuar me Bitraj në dalje të degës së thesarit, pasi kishte konsumuar veprën penale.

Gjithashtu, mësohet se masa e sigurisë do t’i komunikohet edhe personave të tjerë të përfshirë në hetim, më konkretisht 19 te pandehurit dhe mbi Adrian Fullanin, ish- Guvernatorin e BSH, si dhe për ish-Kryeinspektoren e BSH, Elivar Golemi. Pas komunikimit të masës së sigurisë për të gjithë të pandehurit, fjalën do ta ketë gjykata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: