Home / Rajoni / Skandali i basteve në Greqi, 58 të dënuar, ish-presidenti 4 vjet burg

Skandali i basteve në Greqi, 58 të dënuar, ish-presidenti 4 vjet burg

 

Gjykata e Arbitrazhit në Athinë dha vendimet për skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koripolis”, i cili shpërtheu në vitin 2011.

Janë dënuar në total 58 persona, ndër të cilët ish-presidenti i Asteras Tripoli dhe Olimpiakos Volos, Akiles Beos (ka qenë gjithashtu kryetar bashkie në Volos, është dënuar me 4 vite burg).

Këto vendime janë mbështetur edhe nga UEFA, që ndihmoi në zbardhjen e provave përkrah autoriteteve greke.

“Autoritetet greke filluan hetimin pasi UEFA u dorëzoi një listë prej 41 ndeshjesh të dyshimta në kampionatin vendas. Këto ndeshje u identifikuan nëpërmjet sistemit BFDS, në bashkëpunim me kompaninë Sportradar.

Në fillimin e hetimeve, UEFA bashkëpunoi me Prokurorinë e Greqisë ndërsa duket qartësisht se bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar dhe përndjekur sjelljet kriminale, është thelbësore për çështje të tilla.

Përveç bashkëpunimit direkt me forcat policore dhe prokurorinë, UEFA punon gjithashtu me EUROPOL ashtu si edhe autoretete të tjera kombëtare për të nxjerrë kriminelët para ligjit, duke i lejuar UEFA-s që të ndërmarrë masa disiplinore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase”, – shkruhet në qëndrimin e UEFA-s

Leave a Reply

Your email address will not be published.