Home / Kronika / Kokaina, si u shumëfishuan të ardhurat e “Arbri Garden” vitet e fundit

Kokaina, si u shumëfishuan të ardhurat e “Arbri Garden” vitet e fundit

Ne një kohë që pronari i firmës Arbri Garden, Arbër Çekaj vijon të jetë në kërkim hetuesit kanë sekuestruar të gjitha pasqyrat financiare të biznesit të tij të bananeve.

Dyshimet e para nisën pikërisht  prej tyre pasi brenda një harku kohor të 5 viteve që nga regjistrimi i kompanisë të ardhurat e ortakut të vetëm të kompanisë janë trefishuar.

Sipas ekstraktit historik regjistrimi i biznesit është bërë në vitin 2012.

Vlera fillestare e kontributit të Arbër Çekaj ishte 100 mijë lekë ndërsa gama e shërbimeve që ofron është nga më të ndryshmet, që nga media e deri te punimet në akset rrugore por sipas të dhënave të prokurorisë të vetmet lëvizje kanë qenë ato të bananeve nga Kolumbia.

Sikur mos të mjaftonte kjo 3 vite pas regjistrimit të Arbri Garden e cila numëron tre magazina, një në Elbasan në tregun agroushqimor, tjetra në Tiranë dhe zyrat qendrore në Maminas, kapitali ndryshon nga 100 mijë në 7 milionë lekë raporton Vizion Plus.

Veç kësaj pas dy vitesh biznesi i bananeve lulëzon në 20 milionë. Sërish i vetmi ortak me 100 perqind të aksioneve në kompani është Arbri Çekaj.

Nga të dhënat financiare të sekuestruara nga prokuroria mësohet se një kapital i tillë nuk justifikohet vetëm me importimin e frutave ekzotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.