Home / Kronika / Zbulohet grabitësi që qëlloi mbi Vrenozin në Fier, Demiraj: I kërkoj falje popullit!

Zbulohet grabitësi që qëlloi mbi Vrenozin në Fier, Demiraj: I kërkoj falje popullit!

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 personat e akuzuar për grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier me pasojë vdekjen e 54-vjeçarit Agur Vrenozi dhe plagosjen e pronarit të biznesit.

Të akuzuarit janë përcjellë nën masa të rrepta sigurie në gjykatë, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për izolimin e tyre në burg.

Gjatë seancës së sotme prokuroria zbuloi edhe emrin e personit që qëlloi me automatik ndaj Vrenozit. Ai është Lulëzim Demiraj, ndaj të cilit rëndon akuza e “grabitjes me pasojë vdekjen”.

Së bashku me të në grabitje morën pjesë edhe shtetasit Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, edhe këta të izoluar në burg.

Demiraj: I kërkoh falje popullit, jam penduar

Fyraj dhe Gergali ishin të heshtur para gjykatës ndëkrohë i vetmi që pëshpëriti disa fjalë ishte Lulëzim Demiraj.

Ky i fundit ëhstë identifikuar si personi që qëlloi me armë ndaj viktimës Agur Vrenozi.

“Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj në gjykatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: