Home / Kronika / Vrasja e 16-vjeçarit, pendohet adoleshenti: Mund ta kisha shmangur por…

Vrasja e 16-vjeçarit, pendohet adoleshenti: Mund ta kisha shmangur por…

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 17-vjeçarin Devi Lala, i cili dy ditë më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Angjelos Gjokazaj. Doleshenti e ka pranuar para gjykatës krimin e kryer.

Raportohet se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak se autori është i mitur dhe sensivitetit të çështjes.

Ndëkorhë, ai ka shprehur pendesë për krimin e kryer, teksa ka deklaruar se e nxori thikën nga frika. Kjo pasi sipas tij me viktimën ishte edhe një shok tjetër, pa saktësuar se kush.

“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxorra thikën nga frika për t’u mbrojtur. E qellova nga frika, megjithatë ndjej shumë pendesë për veprimin tim, mund edhe ta kisha shmangur”, ka thënë Lala.

Ai akuzohet për vrasjen e Angjelos Gjokazaj 16 vjec. Ngjarja ka ndodhur  më datën 2 në lagjen numër 15 Durrës. Dy te rinjve janë  konfliktuar, ndërsa me pas Lala  e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Të njëjtën gjë mësohet të ketë thënë edhe për hetuesit.

“Jam penduar që godita me thikë Angjelon, duhet ta kisha shmangur sherrin. Ata më provokuan, por duhet të kisha bërë sikur s’e kisha mendjen dhe të isha larguar. Unë isha duke kaluar aty tek ura, ndërkohë ata më provokuan. Angjelo ishte me një shokun e tij. Madje, ata më sulmuan të parët, unë reagova më shumë në instinktin mbrojtës. Angjelo më sulmoi, duke më goditur me telefon në kokë dhe më goditi edhe me shkelm. Unë u tremba, se kisha frikë se mos futeshin të dy shokët dhe më rrihnin dhe në këtë moment nxora thikën, që mbaja me vete dhe e qëllova Angjelon. Jam shumë i penduar për këtë veprim, por tani nuk mund ta ndryshoj realitetin”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për hetuesit 17-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published.