Home / Politika / Berisha zbulon “pronarin” e 613 kilogramëve kokainë në Durrës

Berisha zbulon “pronarin” e 613 kilogramëve kokainë në Durrës

613 kilogramët e kokainës, të ardhura nga Kolumbia dhe të ndaluara në Durrës, ishin adresuar në emër të kryeministrit dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Kjo është deklarata e Sali Berishës, këtë të enjte në parlamentin shqiptar, i cili deri më tani ka “oshëtirë” vetëm drogën dhe kokainën e kapur javën e kaluar në Maminas.

Ish kryeministri ka deklaruar se u përsërit precedenti i laboratorit të drogës në Xibrakë.

“Java që kaloi ishte java e flamujve të zi për Shqipërinë dhe shqiptarët…613 kg drogë të ardhura nga Kolumbia për partizanët e Partizanit, dhe 5 tonë drogë të nisura nga Shqipëria dhe të kapura në Itali plus dy ngarkesa të tjera të mëdha të kapura në Greqi dhe Itali.

Ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën, Partizanin, për klanin e vëllezërve Rama, ishte drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt.

Tani ju ftoj të të më shtroni pyetjen pse tregoj me gisht Edin dhe vëllain e tij Olsi. Unë nuk e bëj  këtë për politikë. Por e bëj këtë sepse me datë 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesor. I vëllai i tij Olsi, ka kaluar me makinën e Gentian Gjonaj 5 herë kufirin, të adoptuar në servil për fshehjen e kokainës dhe është i regjistruar në TIMS. Po pse them unë Olsi Rama, sepse njësoj siç veproi në Xibrakë Saimir ‘Trafiku’, veproi në Durrës ‘Fatzi’ Xhafaj me urdhër të Edi Ramës. ‘Fatzi’ Xhafaj prishi provat, bllokoi hetimin dhe shkatërroi procesin ku të gjitha fijet të çonin vetëm në një drejtim, tek Edi dhe Olsi Rama.”-tha Berisha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: