Home / Kronika / Hapen portat e hidrocentraleve, nis përmbytja në fshatin Obot të Shkodrës

Hapen portat e hidrocentraleve, nis përmbytja në fshatin Obot të Shkodrës

Në Obot të Shkodrës janë përmbytur 700 hektarë tokë bujqësore si dhe një pjesë e rrugës. Mëngjesin e së hënës u deshën mjetet e ushtrisë për të zhvendosur disa banorë pasi rruga u përmbyt dhe për këtë situatë në njësisë administrative ana e malit fajësojnë shkarkimet nga hidrocentralet.
“Brenda 70 ditëve është hera e tretë që njësia Ana e Malit përmbytet, Për momentin kemi më shumë nevojë për bazë ushqimore për bagëtitë. Është totalisht nga shkarkimet”, thotë Arben Ceni, drejtues i Njësisë Administrative Ana e Malit.

Edhe pse Korporata Energjetike Shqiptare shprehet se shkarkimet e kontrolluara që po bëhen aktualisht nga hidrocentralet mbi lumin Drin nuk mund të shkaktojnë përmbytje në Nënshkodër, banorët i tremben vërshimeve dhe thonë tashmë se tokat e mbjella i kanë nën ujë.

Uji megjithatë shfaq tendenca për tërheqje dhe mungesa e reshjeve sjell parashikime optimiste.

Leave a Reply

%d bloggers like this: