Arteroze

Oscar 2018-të, spektakël ngjyrash dhe shkëlqimi në tapetin e kuq 05/03/2018

Tapeti i kuq i çmimeve Oscar 2018, u ndriçua mbrëmjen e djeshme nga veshjet e yjeve që parakaluan mbi të.

Edhe në këtë edicion të 90-të veshjet e yjeve ”ndezën” tapetin e kuq me xixat ,teminat, dhe ngjyrat pranverore që dominuan kësaj here në parakalimin e tyre.

Në veshjet e tyre këtë herë dominonte më pak e zeza dhe triumfonin modelet me lule si dhe rikthimi i ngjyrave që i jepnin këtyre divave shkëlqimin e merituar.

Një e veçantë tjetër që u vu re në parakalimin e yjeve mbrëmjen e djeshme ishte triumfi i ngjyrës së bardhë ,gati për të simbolizuar një rilindje, një fillim të ri pas periudhës së errët dhe të dendur të skandaleve që ka mbërthyer industrinë e filmit në muajt e fundit.

Ja disa nga veshjet më të bukura dhe trendet që kanë shënuar këtë edicion të 90-të të Oscarit:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button