Home / Ekonomia / Rriten të ardhurat nga akciza me 7.7%

Rriten të ardhurat nga akciza me 7.7%

Të ardhurat nga akciza gjatë vitit 2017 llogariten 45 miliard lekë me një rritje prej 7.7% ose 3.2 miliard lekë krahasuar me vitin 2016, ku ndikimin kryesor e ka pasur prodhimi vendas i karburantit.

“Ndikim kryesor ka pasur importi dhe prodhimi vendas i karburanteve që rezultoi rreth 554 mijë ton, me një rritje prej 25,309 ton ose 5% krahasuar me 12-mujorin e vitit 2016”, thuhet në relacioni shpjegues të publikuar nga ministria e Financave, lidhur me treguesit fiskal.

Gjithashtu rritje kanë shënuar, importi i gazit të lëngët me 16%, cigareve me 7%, importi dhe prodhimi i birrës me 17%, i pijeve energjike me 9% dhe verës me 10%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.