Home / Kronika / Arrestohet pronari i universitetit Kristal

Arrestohet pronari i universitetit Kristal

Arrestohet pronari i ish-universiteti Kristal, Ahmet Muça.

Ai akuzohet për falsifikim diplomash, të cilat i ka dhënë me logon e Kristal.

Prokuroria dyshon se Muça shiste diploma, edhe pas mbylljes së Universitetit.

Mësohet se Muça hetohej pre dy muajsh nga Prokuroria e Tiranës.

Procedimi ndaj tij ka nisur që në muajin janar të këtij viti nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas dosjes hetimore, mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit, me datat dhe vulat e kohës kur ky institucion ishte i hapur.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe shtetasi E.P., i cili akuzohet se ndihmonte Muçën me procesin e diplomave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.