Home / Politika / Lu: Shqipëria do të hyjë në BE, të rinjtë të udhëheqin

Lu: Shqipëria do të hyjë në BE, të rinjtë të udhëheqin

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu u ka bërë apel të rinjve për të udhëhequr Shqipërinë drejt së ardhmes, duke u shprehur se Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian.

Me bindjen se vendi ynë do të hyjë në Bashkimin Europian, Lu ka theksuar se energjia, mëndja e hapur e të rinjve duhet për të ardhmen. Po kështu, ai ka ka nënvizuar se të rinjtë e këtij vendi e duan tokën e tyre.

Ambasadori amerikan iu drejtua një grupi nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni gjatë programit “Njihu me Amerikën” ndërsa ky mesazh u publikua në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë, në rrjetin social “Facebook”.

“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”,  u tha Ambasadori Lu një grupi nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni gjatë programit “Njihu me Amerikën”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: