Home / Ekonomia / BB reagon ndaj të pavërtetave për ndihmën ekonomike

BB reagon ndaj të pavërtetave për ndihmën ekonomike

“Banka Botërore reagon ndaj të pavërtetave mediatike për ndihmën ekonomike”, deklaroi të martën, Kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë deklaratën e Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama i referohet deklaratës së BB-së, e cila i konsideron “të pasakta, raportimet e publikuara në media në lidhje me Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale në Shqipëri, financuar nga Banka Botërore.

Sipas Salim, “ky projekt mbështet përpjekjet e qeverisë për të targetuar në mënyrë më efikase burimet për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përfshirë në Programin e Ndihmës Ekonomike, të varfrit që ishin përjashtuar më parë dhe duke pastruar skemën përmes reduktimit të rasteve të mashtrimeve dhe gabimeve”.

Po ashtu, Banka Botërore vlerëson si të kënaqshëm, progresin e arritur deri tani në zbatimin e projektit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: