Ekonomia

Shqipëri-Serbi, grup pune për certifikatat e produkteve bujqësore

Shqipëria dhe Serbia pritet të ngrenë një grup pune për unifikimin dhe harmonizimin e të gjitha certifikatave shoqëruese të produkteve si bimore ashtu edhe shtazore.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi priti sot në një takim një delegacion serb të kryesuar nga ministri i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave, Branislav Nedimović.

Ministri Peleshi e konsideroi këtë takim shumë të rëndësishëm edhe në kuadër të klimës së mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve si bashkë udhëtarë të anëtarësimit në BE.

Ai nënvizoi rëndësinë e volumit tregtar që realizohet mes dy vendeve kryesisht për produktet bujqësore, duke i konsideruar këto dy tregje si komplementare dhe me potencial për të shtuar bashkëpunimin edhe më tej.

Më konkretisht, gjatë këtij takimi u ra dakord edhe për ngritjen e një procesi të përbashkët pune për unifikimin dhe harmonizimin e të gjitha certifikatave shoqëruese të produkteve si bimore ashtu edhe shtazore.

Nga ana tjetër Ministri serb Branislav Nedimović u shpreh i gatshëm për të çuar përpara me shpejtësi këtë proces.

Pjesë e bisedimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës për rritjen dhe fuqizimin e produkteve tipike tradicionale, Serbia është një shembull i mirë në rijetëzimin e këtyre produkteve.

Për vitin 2017, eksportet me Serbinë u shtuan me 27.8%, krahasuar me një vit më parë. Në vlerë eksportet llogariten rreth 2 miliard lekë. Zërat kryesore që ndikuan në këtë rritje janë grupi i perimeve (domate, qepë, lakër, kastraveci).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button