Home / Kronika / Flasin të arrestuarit e kokainës: Kontejneri me banane u hap për kontroll në portin e Livornos

Flasin të arrestuarit e kokainës: Kontejneri me banane u hap për kontroll në portin e Livornos

“Unë nuk kisha asnjë mundësi të porosisja ngarkesa. Këtë gjë e bënte pronari Arbër Çekaj”.
Në këtë mënyrë është shfajësuar, Donaldo Lushaj, njëri nga dy të arrestuarit e operacionit antidrogë gjatë të cilit u bllokuan 613 kilogramë kokainë.

25-vjeçari ju tha prokurorëve se është punësuar në kompaninë nën hetim “Arbri Garden” në vitin 2014 me detyrë menaxhimin e ngarkesave me agjentët e shitjeve. Ngarkesat porositeshin nga vetë pronari, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë, ka këmbëngulur Lushaj.

I pyetur për rastin e kontejnerit të fundit prej 20 tonë banane të nisur nga Kolumbia, Lushaj shprehet se kjo ngarkese ishte vonuar dy javë. “Ne morëm dijeni”, shprehet 25-vjeçari se kontejnerët po kontrolloheshin në portin e Livornos dhe për këtë arsye mësova se pronarit i erdhi një email që ia kaloi doganës.

Donaldo Lushaj kujton se në datën 27 shkurt e ka telefonuar punonjësi i doganës, Arlind Madani, i cili i ka thënë të paraqitej sepse skaneri kishte dhënë sinjal të kuq për ngarkesën dhe pasi është kontrolluar, sipas tij, janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin për në Maminas, ku edhe ndodhi bllokimi i kokainës.

Por ndërkohë në procesverbalin e këqyrjes policia evidenton se pasi skaneri ka dhënë sinjal të kuq, ata kanë parë se pjesa fundore e kamionit në krahun e djathtë ishte pak i hapur, por i mbushur me silikon.

Ky detaj lë të kuptohet se dikush para palës shqiptare e kishte kontrolluar kamionin ku edhe ka parë që aty fshihej drogë, çka të bën të besosh se Shqipëria është sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë.

Pas kontrollit, policia shpjegon se është urdhëruar dorëzim i kontrolluar për të kuptuar në mënyrë të konfirmuar linjën që do të ndiqte kamioni.

Ndërkohë është pyetur edhe shoferi Armando Pezaku qe ka pohuar se ishte caktuar si transportues sipas një grafiku. Burimet pohojnë se dy ditë më parë janë marrë në pyetje edhe përfaqësues të kompanisië së transportit, ndërkohë që Arbër Çekaj vazhdon të jetë në kërkim për trafik ndërkombëtar droge nga Kolumbia në Itali, Maltë dhe mandej Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: