Home / Politika / Meta kërkon kompani zvicerane në sektorët strategjikë

Meta kërkon kompani zvicerane në sektorët strategjikë

Në këtë takim, duke iu referuar interesit të përbashkët për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin ekonomik, Presidenti Meta përshëndeti praninë dhe kontributin e kompanive zvicerane në Shqipëri dhe inkurajoi një prani më të madhe të tyre në sektorët strategjikë.

Meta vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe financiare dhe asistencën teknike që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë që prej vitit 1992 e në vijim.

Zvicra është një nga donatorët kryesorë dhe partnere e qendrueshme ekonomike e tregtare, thotë Presidenca, dhe mbështetja zvicerane për qeverisjen demokratike, decentralizimin dhe rritjen e kapaciteteve lokale, përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe energjetike, përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në fushën e arsimit profesional ka qenë shumë domethënëse për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: