Home / Ekonomia / AKEP, masa të reja rregullatore për mbrojtjen e konsumatorit

AKEP, masa të reja rregullatore për mbrojtjen e konsumatorit

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Kryetarin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela.

Zela bëri të ditur se AKEP do të shtojë përpjekjet për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve.

Sipas tij, masat e reja të propozuara nga AKEP synojnë të mbrojnë konkurrencën në tregun e komunikimeve elektronike, pas daljes nga tregu të operatorit Plus Communication.

Kreu i AKEP-it informoi se po punohet për hartimin e një rregulloreje përmes së cilës bartja e numrave do të kryhet brenda 24 orëve duke i dhënë fund praktikave bllokuese të ndjekur në vitet e fundit nga operatorët.

Një tjetër masë që do të ndërmerret nga AKEP lidhet edhe me detyrimin e operatorëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në zonat më pak të populluara të vendit.

Pas daljes nga tregu të operatorit “Plus Communication”, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur të ndërhyjë me masa të reja rregullatore në tregun e telefonisë celulare, me qëllim shmangien e dominimit të mëtejshëm të tregut nga dy operatorët më të mëdhenj.

AKEP ka hedhur për konsultim publik propozimet për të ndryshuar tarifat me shumicë, ato që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve respektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.