Kosova

OSBE promovon të drejtat gjuhësore në Kosovë

osbe-promovon-t-euml-drejtat-gjuh-euml-sore-n-euml-kosov-euml_2_hdMe rastin e 26 shtatorit, Ditës Evropiane të Gjuhëve, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të promovojnë të drejtat gjuhësore me një sërë aktivitetesh që mbahen sot në Prishtinë.

Në ora 11:00, para Hotelit Grand do të hapet Panairi i Gjuhëve që ka për qëllim promovimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, përfshirë pesë gjuhët që fliten në Kosovë.

Në panair marrin Komisioneri për Gjuhët Slaviša Mladenović dhe Shefi i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë, Neil Tobin.

Ata gjithashtu do të jenë në dispozicion të mediave për deklarata. Në rast të reshjeve, Panairi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Premiera e një dokumentari mbi punën e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët dhe rolit të saj në respektimin e të drejtave gjuhësore do të jepet në ora 18:00 në Teatrin Oda.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović, dhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Tim Cartwright.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button